“Bild” mbyt me elozhe Lalën

Gazeta popullore gjermane "Bild" nuk i ndahet Altin Lalës. Pas elozheve për fitimin e duelit të "shkurtabiqit" shqiptar me gjigantin Zlatan Ibrahimovic në ndeshjen kundër Suedisë, "Bild.de" vjen me një tjetër kompliment: "Lala, me Shqipërinë ai është një kalorës i kreut". "Me Shqipërinë fitoi Lala 3-0 kundër Maltës, dhe tani është në krye të grupit kualifikues në Kupën e Botës, duke lënë pas kombe me emër në futboll si Danimarkën, Suedinë e Portugalinë. Edhe pse bëhet fjalë për vetëm dy ndeshje, për shqiptarin e vogël është gati sensacionale, por me klubin e i tij, Hanoverin, ai është në anën tjetër të tabelës së klasifikimit në Bundesligën 1", - përfundon artikullin bild.de.