E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi, goli është një formalitetHamdi Salihi shënoi golin e katërt në fitoren 4-1 të Rapidit kundër Austrisë së Vjenës.Salihi u ngjit në kuotën e 9 golave gjatë këtij sezoni.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Hamdi Salihi shënoi golin e katërt në fitoren 4-1 të Rapidit kundër Austrisë së Vjenës. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 89-të, vetëm katër minuta pasi kishte hyrë në lojë.  Salihi u ngjit në kuotën e 9 golave gjatë këtij sezoni. Rapidi shënoi me anë të Hofman (5’), Jelavic (17’), Hofman (47’) dhe Salihin (89’). Për Austrinë shënoi golin e nderit Hatenbeger (56’). Ky ishte derbi i 291-të  midis Rapidit dhe Austrisë: 121 fitore për Rapidin, 105 për Austrinë dhe 65 barazime.

Numri i klikimeve - 733
  E Diele, 22 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›