E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi i bën dy gola Matersburgut

 

Hamdi Salihi arriti në kuotën e 11 golave në kampionat dje, pasi realizoi një dygolësh spektakolar kundër Matersburgut. Nëse ka një portë që bomberi shkodran e njeh më mirë se këdo tjetër, është pikërisht ajo e Matersburgut në kampionatin austriak. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shndërruar në një “vrasës” të vërtetë ndaj kësaj skuadre: 10 gola ndaj tyre në 16 takime. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në fitoren e thellë 4-0 (të dytin e të katërtin, pikërisht në minutat 37-të e 60-të), duke kompletuar së bashku edhe Rodriguez (25’) e Dreksel (42’) “pokerin” triumfues të SV Ried.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›