E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Alpha Bank Sports Panorama” tani zbarkon edhe në Tiranë

 

Alpha Bank-Albania, prezantoi të premten më 8 maj, në parkun Rinia, në qendër të Tiranës, aktivitetin “ALPHA BANK SPORTS PANORAMA”. Ky është një aktivitet sportiv, edukues dhe argëtues që vjen për herë të parë në Shqipëri, duke synuar të sjellë secilin prej nesh më afër sporteve si futbolli, basketbolli, trampolina ekstreme, formula 1, trajnim NASA, alpinizëm, Pingpong, futboll tavoline, lojë me shigjeta dhe Playstation 3. Ky aktivitet u jep mundësinë të gjithëve të marrin pjesë, të fitojnë dhurata dhe çmime ekskluzive dhe të informohen për të gjitha produktet e ofruara nga “Alpha Bank-Albania”. Gjatë ceremonisë së hapjes zyrtare, z. Eduart Shalsi, zv.Kryetar i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen e tij për Alpha Bank-Albania, që bëri të mundur organizimin e këtij evenimenti. “Sportet, pa të cilat nuk mund të kemi një jetë të shëndetshme kemi vendosur t’i kemi sa me prezentë në kryeqytet”. Në emër të Alpha Bank, Z. Christos Giampanas, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, falënderoi Bashkinë e Tiranës dhe pjesëmarrësit dhe shtoi se gjatë këtyre 10 viteve prezencë në Shqipëri, Alpha Bank ka qëndruar gjithmonë pranë komunitetit me evente si “ALPHA BANK SPORTS PANORAMA”. Z. Andreas Galatoulas, Drejtor i Alpha Bank për Shqipërinë, theksoi se është hera e parë që ky aktivitet zhvillohet në Shqipëri, pas 8 vitesh turne në Greqi, Qipro dhe vende të tjera të rajonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›