Nasri transferohet te Arsenali

Samir Nasri, shok skuadre i Lorik Canës te Olimpiku i Marsjeës u transferua te klubi anglez i Premier Ligës, Arsenali, klubi i parë që ka ndjekur Canën kur ai ishte ende një djalosh i panjohur te Lozana e Zvicrës.
Lajmi u bë publik në faqen e klubit londinez. Në lidhje me shumën e transferimit të 21-vjecarit të përfaqësueses franceze, por me origjinë algjeriane nuk bëhet e ditur nga asnjë prej dy klubeve. Gjithsesi, sipas medias angleze transferimi mund të ketë kushtuar nga 12 deri në 16 milionë euro.