E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, në pritje të Hofmanit

(ALBANIA SPORT) – Hamdi Salihi mund të fitojë një vend të përhershëm titullari te Rapidi i Vjenës, nëse kapiteni aktual Stefën Hofman nuk do të rinovojë kontratën me kryesuesit e Superligës austriake.
Mesfushori 29-vjeçar (9 gola këtë sezon) ka oferta nga Aston Vila (Angli), por edhe nga tre klube spanjolle: Espanjol, Barcelona dhe Real Sarazoga.
Në fakt, presidenti i Rapidit, Rudolf Edlinger, është duke i bërë presion kapitenit të tij, por Hofman duket se nuk po nxitohet në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Largimi i tij i pritshëm do t’i japë mundësinë trajnerit Peter Pakult ta konsiderojë Hamdi Salihin si “violinën e parë”, nisur dhe nga fakti se shkodrani është golashënuesi më i mirë i skuadrës (12 gola këtë sezon), duke lënë pas jo vetëm Stefën Hofmanin (9 gola), por dhe sulmuesin tjetër Nikica Jelaviç (8 gola).
Miqësorja e parë e Rapidit është programuar, të shtunën më 16 janar kundër SV Leobendorf.Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›