Indi, vdes një guruidhull i dhjetramilion njerëzve
PUTAPARTHI- Një guru indian, Sai Baba, i njohur në të gjithë botën dhe i konsideruar nga miliona përkrahës si Zoti i gjallë, vdiq sot në mëngjes në spital në moshën 85-vjeçare, pas disa javësh në gjendje kritike shëndetësore.
"Sai Baba nuk është më fizikisht mes nesh", njoftoi spitali në një deklaratë për shtyp. Mijëra besimtarë ishin mbledhur në spitalin e Putaparthi (shteti Andhra Pradesh, ju), në qytetin e tij të lindjes.
Sai Baba, i adhuruar nga dhjetëra milionë besimtarë në të gjithë botën, u shtrua në spital pas problemeve kardiake. Ai konsiderohej nga besimtarët se kishte aftësi të mbinatyrshme si për të shëruar sëmundje tepër të rënda, për të shfaqur objekte të ndryshme apo për të kujtuar jetët e mëparshme.
Ndër adhuruesit e tij janë ish-kryeministra dhe presidentë indianë, biznesmenë të fuqishëm, apo sportistë të famshëm si ylli indian i kriketit Sachin Tendulkar apo aktorja amerikane Goldie Haën. Përkrahësit e tij mendohet të jenë në 10 milionë dhe të pranishëm në mbi 100 vende.
Sai Baba pohon se është mishërimi i Sai Baba de Shirdi, një hindu i shenjtë që vdiq në 1918. Organizata e tij financon projekte shëndetësore dhe arsimore në Indi, kryesisht spitale të cilat shprehen se mund të shërojnë sëmundje të rënda pa përdorur mjekësinë tradicionale.
(m.a/ata/BalkanWeb)