E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon ne barazim 1-1 ndeshja Valencia Barcelona

U la për t’u vendosur në ndeshjen e kthimit fituesi i duelit gjysmëfinal të Kupës së Mbretit në Spanjë. Në stadiumin “Mestaja” përballja mes Valencias dhe Barcelonës u mbyll në barazim 1-1, ndërsa ndeshja vendimtare do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme.
Skuadra vendase e vendosi në vështirësi të madhe Barcelonën në pjesën e parë duke kaluar e para në avantazh me anë të golit të shënuar nga Zhonas në minutën e 27-të, por kampionëve të Spanjës iu deshën vetëm 8 minuta për të barazuar.
Autor i këtij goli ishte kapiteni Karles Pujol. Skuadra mike pati më shumë epërsi dhe iu afrua golit në disa raste, ndërsa Lionel Mesi humbi edhe një 11-metërsh duke mos arritur t’i jepte fitoren të vetëve.
Me rezultatin 1-1 u mbyll jo vetëm pjesa e parë, por e gjithë ndeshja dhe Barcelona është më e favorizuar për të kaluar në finale pasi takimin e dytë do ta luajë në fushën e saj dhe sepse ka arritur një barazim me gola në fushë kundërshtare.
Vlen të përmendet se katalanasit eleminuan Realin e Madridit në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, pas dy ndeshjeve të mëdha dhe tepër të forta, fituar 2-1 në Madrid nga skuadra e Pep Guardiolës dhe barazuar 2-2 në “Kamp Nou”.
Në gjysmëfinalen tjetër, më i favorizuar është Atletik i Bilbaos që ka fituar 2-1 në fushën e skuadrës modeste të Mirandesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›