E Diel, 1 Nëntor 2026

Worren Buffet miliarderi me shpirt bamiresi

I qete tashme ne te 80-tat dhe me 52 miliarde dollaret e pasurise se tij Worren Buffet njeriu i rete me i pasur ne bote ndihet disi fajtor kur zbulon se gjate jetes dhe biznesit te tij ka paguar shume pak taksa. Por te mos keqkuptohemi jo se ai i ka shmangur ndonjehere

Autoriteti amerikan i taksave IRS ka mundur qe pas nje kerkimi te hollesishem ne 64 mije faqet e deklarates vjetore te te ardhurave te gjeje nje gabim te vogel ne perllogaritje te taksave. Sipas ketij gabimi del se Buffet ka paguar me pak se sekretarja e tij per nje kohe te gjate. Jo pak sigurisht qe duhet marre ne proporcion me te ardhurat dhe jo fjale per fjale. Gjithsesi behet fjale per miliona dollare taksa te cilat me te drejte njeriu me i pasur i Amerikes ia paguan Departamentit te Thesarit cdo vit.

Dhe keshtu njeriu qe per shume vete eshte nje magjistar i parase ndihet ne faj. Sipas perllogaritjes ai ka paguar 17 te te ardhurave te tij nderkohe qe sekretarja apo gruaja qe i ben pastrimin e shtepise paguan 30 te te ardhurave. Buffet si edhe miku i tij gjithashtu miliarder Bill Gates mbeshtesin fort teorine se njerezit me te pasur duhet qe te jene njeherazi edhe me bamiresit dhe te japin nje pjese te madhe te parave te tyre ne bamires. Ai eshte nje nga pasaniket qe kane deklaruar se pas vdekjes te gjitha parate e tij do ti jape per bamiresi. Imagjinoni pra miliarda dollare se cfare ndryshimesh qe mund te benin ne bote nese do te perdoreshin sic duhet. Edhe Bill Gates ka celur nje fondacion i cili funksionon me parate e veta dhe ato te pasanikeve te tjere bamires.

Keta dy miliardere kane bere te tyre teorine e Keneth Galbraith sipas se ciles ftoheshin te gjithe te pasurit qe te ishin me bujare dhe doreleshuar me parate e tyre dhe ta benin kete jo per miresi te shpirtit por sepse sipas ekonomistit cinik te Harvardit nje i pasur fl e me qete nese e di se rreth keshtjelles se tij te fortifi - kuar njerezit kane te hane dhe kane nje shtrat per te vene koken. Pra ne fund te fundit behet fjale per nje teori ne thelb egoiste por qe me kete rast ndihmuaka ca njerez. Buffet ka kritikuar se fundi kodin fi skal te vendit te tij sipas te cilit ata qe kane shume para mund te legjitimojne parate e tyre dhe ti shtojne ndersa ata qe nuk kane fondacione fonde te posacme paguajne deri ne qindarken e fundit dhe nuk ka shans qe te vene dhjame.

Sipas Buffet nese pasanikeve do tu vihej per shembull nje takse prej 5 te themi atyre qe kane te ardhura vjetore mbi 400 mije dollare atehere me keto para mund te fi nancoheshin shume programe te mira dhe nderkohe te gjithe te ishin te lumtur. Se fundi a levdoi shpejtesine me te cilen nderhyri Uashingtoni ne vitin 2008 kur ishte puna per te shpetuar bankat e Wall Street nga falimentimet parate e taksapaguesve. Kjo gatishmeri dhe shpejtesi sipas tij duhet qe te perdoret edhe ne rastet e nderhyrjes ndaj njerezve dhe permiresimit te jetes se tyre. Ky eshte mendimi i Buffet.

A eshte perfaqesues i asaj qe deri me sot njihej si endrra amerikane. Ishte biri i nje agjenti te vogel burse ne Nebraska qe e nisi jeten e tij familjare duke marre me qira nje garsoniere te cilen sic reagon vete me pas e ndante me bashkeshorten e tij shume te bukur dhe me nje familje te madhe minjsh. Ai eshte nje njeri qe ka pare dhe jetuar te dyja anet e endrres amerikane. 4500 dollaret e pare qe fitoi me shitjen e gazetave tashme shume vite me pas jane shnderruar ne nje pasuri te jashtezakonshme prej 52 miliarde dollaresh. Sipas vete fjaleve te tij teoria qe ka ndjekur gjithmone kur ka bere biznes dhe qe vazhdon qe ta ndjeke edhe sot e gjithe dites eshte se ai nuk ka pare kurre letrat por njerezit. Nuk jane letrat ato qe te bejne punen por njerezit me te cilet punon dhe keta njerez duhet qe ti shohesh ne sy. Jane njerezit ata qe mund te te sjellin begatine apo shkaterrimin. Une kam investuar gjithmone te njerezit.

Ne vitin 2008 investoi te gjitha ato qe i lejonte ligji zgjedhor pra 5 mije dollare te nje individ te Presidenti aktual i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Obama. Ne pritje te fryteve te ketij investimi ai merret me bamiresi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›