Salla "Marubi", homazh per regjisorin legjendar
Prej 7 marsit te vitit 1999, ne shume vende te botes organizohen aktivitete "In Memoriam" per demiurgun e kinemase, filozofin Stanley Kubrick, jo me shume per t'i bere respekt kujtimit te tij, por per te kuptuar me shume gjuhen e tij unikale, shumeshtresore, kinematografike. Edhe ne Shqiperi, per te paren here, ne sallen e kinemase "Marubi", pasditen e djeshme u kujtua Kubrick, i cili me 7 mars vdiq gjate procesit te montimit te filmit te paharrueshem "Eyes Wide Shut", ne moshen 70-vjecare. Jo pak kritike e kane cilesuar ate, si regjisori me i madh i te gjitha koherave. Jane 9 vjet nga vdekja e tij dhe 40 vjet i nje nder filmave me te medhenj fanta-shkencor te te gjithe koherave (sipas nje sondazhi me 2700 shkencetare te Amerikes) "Odisea 2001", 1968). Ajo cka organizatoret e kesaj mbremje paten pergatitur (sic ata e cilesuan) ishte nje koktej i mrekullueshem i etydeve me te paharrueshme vizuale dhe sonore te te gjithe produksionit kubrickian. Duke sjelle imazhet e 13 filmat e tij te karrieres 50-vjecare si regjisor.