Luigj Gurakuqi, 80-vjetor lindjeje ne TOB
Njihet si regjisori i operes me se shumti, por Luigj Gurakuqi nuk qe vetem kaq. Miq, te aferm, kolege, por edhe nxenes se tij qene tok paraditen e djeshme per te kremtuar 80- vjetorin e lindjes nje opera, ndonese Luigji nuk eshte me. Puna e tij ne skenen e operes, se ciles nuk iu nda per dekada te tera, nis prej vitit 1964, me "Peshkataret e Perlave", vetem 1 vit pas diplomimit ne Moske, ne specialitetin regjisor opere. Jo cdo gje mbetet me kaq! Luigj Gurakuqi nuk qe vetem nje regjisor, pasi ai perhere ka per t'u mbajtur mend edhe si konferencieri i pare i Festivalit te Pare te Kenges ne Radio Tirana, dhjetorin e vitit 1962. Mandej edhe konferencieri i te 37-it Festival te Kenges, se voni, ne vitin 1998. Po eshte edhe autor i vargjeve, qe s'do te harrohen kurre, "Vals i lumturise" qe shkuan te shqiptaret nepermjet zerit te Vace Zeles, me vule te pashlyeshme te Avni Mules. E nder shume operat e vena ne skene prej tij jane "Mrika" ne 2 variante, "Bohema", "Rigoleto", "Lulja e kujtimit" etj. Ndersa sot, eshte djali i tij, regjisori i operes, Nikolin Gurakuqi, qe ecen ne gjurmet e te atit, Luigj.