E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sallaj realizon ëndrrën

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 12:12

Përballja ndërmjet Argjentinës dhe Shqipërisë ishte e veçantë për Agonit Sallajn. Mbrojtësi kosovar debutoi në fanellën e ekipit kuqezi. 19 vjeçari është inkuadruar në fushë në minutën e 67’të, pasi ka zëvendësuar sulmuesin Elis Bakaj.

Anëtari i klubit zviceran Biel është shumë i lumtur që selektori Josip Kuze i dha rastin të luajë kundër yjeve të Argjentinës.

“Të luaj për herë të parë me Kombëtaren A në një ndeshje si me Argjentinën është diçka e madhe për mua. Jam shumë i lumtur që arrita të luaj kundër yjeve si Messi, Tevez etj”, ka thënë Sallaj për Express.

Sallaj, i cili është pjesë e përfaqësueses U21 të Shqipërisë, thotë se është herët të mendojë për një vend në Kombëtaren A. Megjithatë, 19 vjeçari e pranon se në të ardhmen synon të bëhet pjesë e ekipin senior.

Aktualisht pjesë e Kombëtares shqiptare janë gjashtë kosovarë; Arian Beqaj, Samir Ujkani, Armend Dallku, Debatik Curri, Lorik Cana e Ahmed Januzi. Ndërsa në të kaluarën fanellën kuqezi e kanë veshur edhe Besart Berisha, Besnik Hasi, Bekim Kastrati, Blerim Rrustemi e Mehmet Dragusha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›