Salustro: Sjam antishqiptar
Duket sikur është i pasionuar në përndjekjen e njerëzve kryesore të UÇK-së. Pas Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin Kleçka, Maurizio Salustro i është vënë pas edhe Sami Lushtakut e Sylejman Selimit në grupin Drenica. Ata të gjithë po akuzohen se bënë krime lufte në Kosovë,kur ishin liderë të UÇK-së.
Italiani që po i ndjek ata është akuzuar se po heton vetëm shqiptarët dhe UÇK-në. Por, Salustro, në një intervistë për mediat në Kosovë tha se ai dhe misioni i EULEX-it, për të cilin punon, nuk po bëjnë drejtësi selektive.
Nuk është e vërtetë se ne po hetojmë vetëm shqiptarët, e vërteta është se kur të dyshuarit janë serbë, në shumicën e rasteve ata jetojnë në Serbi dhe kështu ne nuk mund ti kapim edhe në rast hetimi, tha Salustro, prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Prokurori që flet rrallë për mediat tha që nuk ka gjë personale me Fatmir Limajn, Sami Lushtakun, Sylejman Selimin dhe tjerët.