E Diel, 1 Nëntor 2026

Samanta Karavella: Them se ia kam rrembyer zemren nje mashkulli Izaura Ndoj

Samanta Karavella eshte kengetarja lozonjare e skenes shqiptare, e cila se fundmi lancoi kengen e saj me te re, e ndjekur pas me nje videoklip fantastik. Ne nje interviste per "Koha Jone", Samanta na rrefen fillimet e saj ne karriere, femijerine e vecante, lidhjet e ngushta me familjen, "rrembimin" e nje zemre, si dhe sukseset e saj te njepasnjeshme. Me tej, gjate intervistes, bukuroshja 22-vjecare, e cila eshte diplomuar per Spanjisht ne Universitetin e Tiranes, tregon pasionin e saj per gjuhet e huaja dhe lidhjet e saj me librin, si dhe projektet e aferta qe do ta rikthejne me surpriza te reja. Kenga "Larg" erdhi si nje bashkepunim mes Kledi Bahitit dhe Joni Pecit, klipi i se ciles u realizua ne Porto Palermo.

"Larg" eshte klipi me i ri qe keni nxjerre ne treg, punuar nga Kledi Bahiti dhe me nje paraqitje, e cila eshte menduar dhe stilizuar nga stilisti Joni Peci. Jeni shfaqur ne menyre te perkryer gjate ketij klipi. Si lindi ky bashkepunim me Pecin?

Te falenderoj! Duke pare suksesin e Jonit ne fushen e modes, mendova qe kete here look-u im te kurohej prej tij. Shfaqem ndryshe dhe kjo gje me pelqen. Nuk mund te le pas kengen, qe ngelet unike ne llojin e vet. Kledi Bahiti ka bere nje pune shume te mire dhe momentalisht, po realizon dhe shume produksione te reja per mua.

Pse zgjodhet pikerisht Porto Palermon per te qene pjese e ketij xhirimi?

Imazhet qe ofron Porto Palermo ishin mjaft te pershtatshme per kete kenge dhe nuk ishin shfrytezuar me pare. Mendoj se eshte bere zgjedhja e duhur dhe nje pune e mire. Perfitoj te falenderoj shume Max Production per punen dhe lancimin qe i kane bere kenges time dhe sigurisht mua, si kengetare.

Te kalojme pak nga femijeria. Sa ka ndikuar familja ne zgjedhjet e tua?

Familja eshte ajo qe me ka mbeshtetur, qe ne hapat e para te karrieres time dhe qe vazhdon te me mbeshtese. Ata jane kritiket e mi me te medhenj. Me pelqen teksa marr mendimin e tyre, pasi e di qe eshte shume i sinqerte dhe i drejte. Jane te kenaqur me ate cka kam arritur deri ne keto momente, por sigurisht jane te vetedijshem ashtu si dhe une, qe akoma nuk kam dhene me te miren time dhe qe kam akoma, shume per te dhene.

Cilat jane castet me te vecanta te femijerise tende?

Pervec lojerave me barbie dhe spektakleve te ndryshme ne lagje, qe ishin gjithmone ideja ime, momentet me te vecanta per mua, ngelen hapat e pare ne muzike. Ketu kujtoj kur perdorja kabullin e hekurit dhe fshesen si mikrofon dhe kendoja neper shtepi. Sikurse dhe kur imitoja kengetaret qe benin buje ate kohe si Madonna, J.Lo, Britney Spears, por s'kam lene pa imituar dhe njerezit e shtepise, apo cdo kush qe vinte te na vizitonte, (qesh).

Jeni diplomuar per Spanjisht ne Universitetin e Tiranes dhe jeni nje studente shembullore. Pse pikerisht kjo zgjedhje?

Gjithmone me kane pelqyer gjuhet e huaja dhe mendoj se jane shume te vlefshme per nje artist. Spanjishtja ngelet nje gjuhe shume e embel dhe e vecante, dhe jam e kenaqur qe tashme arrij ta flas. Sapo jam diplomuar dhe per momentin po mendoj per masterin, qe sigurisht do te jete i nje profili tjeter.

Si eshte marredhenia juaj me librin?

Kur nuk jam shume e zene, me pelqen te lexoj. Te parapelqyerit e mi ngelen romanet nga Paolo Coelho. Me pelqen shume bota e librit dhe asnjehere nuk nguroj te lexoj dicka.

Sa kohe ze muzika gjate dites tende?

Per momentin, me merr shume kohe, pasi po punoj per realizimin e kengeve te reja, por sigurisht qe kam dhe impenjime te tjera shume te rendesishme, sic jane dhe studimet.

Si nis nje dite e zakonshme per Samanten?

Duke shijuar nje kafe me miqte e mij me te ngushte. Duke bere pak shopping (me te cilin jam e pandashme). Ne studio ku sa here shkoj eshte e veshtire te dal pa kaluar te pakten 5 ore, pasi gjej vertet shume kenaqesi, me pelqejne drekat ne shtepi dhe pse zakonisht nuk me gjejne aty, darkave me pelqen te shoh ndonje film apo te lexoj dicka. Nuk mund te le pa permendur dhe internetin, ku futem shpesh per te informuar fansat per aktivitet e mia me te aferta.

Samanta, jeni nga ato vajza qe nuk keni bere ndryshime ne paraqitjen tuaj, ndoshta kjo eshte dhe celesi i suksesit tuaj neper klipe?

Gjithmone jam munduar te pershtat kengen me look-un, ndaj dhe kam ardhur gjithmone ne ndryshim. Nuk eshte aq e lehte te nderrosh aq shume bojera ne koke per pak muaj, por duke qene nje person publik, mendoj se nje look i ri te jep shume pike, ndaj dhe cdo artist nuk duhet te kete frike nga ndryshimi. Ajo cka shihet ne fillim dhe vleresohet nga publiku eshte pikerisht look-u, nuk ngelet pas sigurisht dhe kenga, pasi ajo eshte elementi baze qe gjithcka te shkoje perfekt.

Sot ne tregun boteror, por edhe ate shqiptar kemi pare qe pjesa derrmuese e artisteve gjenden nen vorbullen e fiksimit pas linjave. Po Samanta eshte e fiksuar?

Nuk mund te them e fiksuar, por eshte nje pjese qe kerkon nje vemendje te vecante, aq me teper kur je nje person publik. Une fatmiresisht, kam nje metabolizem te mire dhe asnjehere nuk kam pasur probleme mbipeshe, shpesh here ne fakt mundohem te shtoj ne peshe. Me pelqejne shume pastat, picat, etj; por jane me te demshmet. Momentalisht, po i kushtohem plotesisht linjave trupore, eshte muaji perfekt per fitness.

A mbeshtetni te profesionistet ne videoklipet tuaja apo jane idete qe ju lindin juve?

Idete jane nga stafi realizues te bashkangjitura me idete e mija. Nuk na eshte dashur te frymezohemi nga video evropiane, pasi vete teksti dhe muzika e kenges te frymezojne per te realizuar nje video te standardit te larte.

Pas nje suksesi si nje kengetare e talentuar, edhe pse ne nje moshe te re, mendoni se keni arritur majat?

Eshte akoma shume shpejt. Une po punoj per te arritur majat dhe besoj se jam ne hapat e duhur. Me pelqen ta arrij suksesin gradualisht, nuk me ka pelqyer asnjehere nje sukses i menjehershem.

Cila eshte skena e endrrave tuaja?

Mtv Music Awards padyshim.

Samanta Karavella, nje vajze simpatike dhe natyrale njekohesisht, ia ka rrembyer zemren ndonje mashkull?

Une them qe po!

Cilat jane projektet e tua gjate ketyre muajve ne vazhdim?

Nje video e re, e bashkangjitur gjithashtu nga nje kenge e re, e cila do te jete e gjitha ne anglisht. Realizime kengesh te reja. Album (eshte akoma shpejt per ta percaktuar kohen e publikimit).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›