E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, tre në pranga për zjarrvënie

Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se në pranga është vënë sot 44 vjeçari Veli Berdhija, pasi akuzohet se një ditë më parë, për shkak të konkurrencës, i ka vënë zjarrin tregut Rom, duke djegur të paktën 40 tezga druri.
  
Për zjarrvënie të qëllimshme, po sot, blutë e Elbasanit kanë vënë në pranga edhe 56 vjeçarin Behar Tabaku, i akuzuar si shkaktar i zjarrit në një kurorë me ullinj, në pronësi të fqinjit të tij, në fshatin Shezë, duke djegur 200 rrënjë ullinj.

Nën të njëjtën akuzë, mëngjesin e sotëm u arrestua edhe 43 vjeçari Agim Mana, nga Librazhd- Katund, pasi akuzohet se në mënyrë të qëllimshme, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje prej 2 hektarë pyje, në vendin e quajtur Çarjet e Vjetra, në pronësi të sektorit të Pyjeve në Librazhd.

Edhe pse tre të arrestuarit nuk e pranojnë akuzën, zjarret e vëna nga to mendohet të kenë qenë të qëllimshme, ndërsa materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit për hetime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-08-25 13:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›