Kapet 35 kg drogë në Tiranë, tre në pranga

Nga operacioni u arrestuan në flagrancë edhe tre shtetas, përkatësisht Elis Toçi, 21-vjeç, Agim Hoçia, 56-vjeç, si dhe Flogert Duka, 27-vjeç. Këta shtetas u kapën me një automjet tip Renault në zonën e Freskut në kryeqytet.
Në momentin e ndalimit nga policia po udhëtonin në këtë mjet shtetasit Agim Hoçia, Flogert Duka dhe Elis Toçi dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në bagazhin e këtij mjeti janë kontatuar 2 (dy) thasë me ngjyre te bardhe, të futur në dy qese plasmasi, brenda të cilëve u gjend lënda narkotike e llojit kanabis sativa, me një peshë totale prej 35 kg.
Gjatë hetimit u zbulua se droga kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen kryesisht në zonat e rrugës së Kavajës, Zogu i Zi, rruga “Myslym Shyri” në Tiranë si dhe vendet fqinje me Shqipërinë.
“Theksojmë se, ky operacion vazhdon pasi aktualisht po punohet intensivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarje të lëndës narkotike kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim. /Start/
2012-08-25 12:32