Topalli nënshkruan si Doktore Shkencash. Braçe: Të bëjë publike doktoraturën
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tashmë ka nisur që të nënshkruajë shkresat e ndryshme, si Dr. Jozefina Topalli. Kjo gjë është bërë e ditur nga deputeti socialist, Erion Braçe, që ka hedhur dyshime mbi doktoraturën e kësaj të fundit. Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga Topalli që të bëjë publike doktoraturën e kryer nga ajo.
Jozefina Topalli ka nisur të nënshkruajë si Dr. Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë duhet të këtë mbrojtur dhe marrë titullin “Doktore e Shkencave”!!! Po, po, duhet të jetë e vërtetë!
Nuk keni dëgjuar për këtë? Epo ky është problemi. Askush nuk flet, madje askush nuk jep informacion mbi laureimin e saj. Madje as vetë Jozefina Topalli nuk flet për këtë.
Të marrësh titullin “Doktor i Shkencave” natyrisht që është një moment i rëndësishëm, por edhe krenari për vetë të titulluarin. Domethënë në këtë rast për Jozefina Topallin. Por ajo nuk flet për këtë! Përse?
Përse Jozefina Topalli nuk na tregon temën e doktoraturës së saj? Po përmbajtjen e temës që e bëri “Doktore të Shkencave” përse nuk e boton?
Ne kemi lexuar prej saj edhe budallallëqe, përse të mos lexojmë temën që e bëri “Doktore”?
Mbi të gjitha, na intereson shumë se kur e përmbushi programin e doktoraturës Jozefina Topalli. Gjithmonë sipas ligjit, shprehet deputeti socialist.