E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Pollo te verifikoje diplomen e Nard Ndokes

Kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikolle Lesi, ka depozituar nje kerkese ne Kuvend, ku i kerkon ministrit te Arsimit, Genc Pollo, qe te verifikoj faktin nese kreu i PDK-se, Nard Ndoka, ka apo jo nje diplome te shkolles se mesme. Keshtu, ne nje prononcim per mediat, dje Lesi ka hedhur akuza mbi arsimin e Ndokes, duke theksuar se kishte dyshime te thella nese ministri i Shendetesise e kishte apo jo diplomen e shkolles se mesme. Nga ana tjeter, keto akuza u artikuluan me pare nga ish-kreu i Grupit parlamentar te PDK-se, Pashk Ujka, i cili ne nje konference per shtyp deklaroi se ka zera se, ndonese Nard Ndoka ka diplomen e shkolles se larte, ai nuk disponon nje diplome te shkolles se mesme. Vete Ndoka ka deklaruar se, nese vertetohet se ai nuk e ka kete diplome, atehere do te jete i gatshem ne cdo moment te heq dore nga politika. Po keshtu, Ndoka theksoi se keto ishin vetem shpikje te uleta te ndermarra nga kundershtaret e tij politik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›