"Te premten Keshilli Kombetar per largimin e kundershtareve"
Fatjona Mejdini
Partia Demokristiane deklaroi diten e djeshme deklaroi se te premten mblidhej Keshilli Kombetar i kesaj partie per te sqaruar perfundimisht edhe spekulimet qe po behen ne lidhje me lidershpin e kesaj partie. Keshtu dje, nenkryetari i kesaj partie, Sokol Frroku, deklaroi se aktualisht PDK ka kryetarin legjitim dhe ky eshte Nard Ndoka, PDK ka nje kryesi legjitime e zgjedhur dhe e votuar, e cila vazhdon te jete ne detyre.
"Te premten do te mblidhet Keshilli Kombetar i PDK-se per t'i dhene pergjigjen me te merituar spekulanteve politike", deklaroi Frroku ne fjalen e tij. Ne kete menyre perfaqesuesi i PDK-se beri prezent nje vendim te Gjykates se Faktit te Tiranes, permes se ciles ne kete gjykate eshte krijuar nje parti e re politike me kryetar Pashk Ujka dhe sekretar te Pergjithshem, Zef Bushatin. Nisur nga kjo, ai u shpreh se PDK nuk mund te lejoje qe keta individe, te cilet jane tashme drejtues te partive te tjera politike te spekulojne dhe te krijojne situata aspak serioze ne jeten e brendshme te PDK-se. Nga ana tjeter, dje ne prononcim per media u shfaqen edhe kundershtaret e Ndokes, te cilet theksuan se nuk e njihnin ligjerisht kete Keshill Kombetar, qe do te mblidhte kreu i partise ne fundjave. Keshtu, nisur nga kjo, zv/ministri i Jashtem, Anton Gurakuqi, deklaroi se pjesa tjeter e PDK-se nuk e njihte Ndoken si kryetar te kesaj partie dhe per pasoje as keshillin qe do te mblidhej prej tij.
"Deklarimet e bera nje dite me pare nga Ndoka, per mbledhjen e nje te ashtuquajturi Keshill Kombetar, te cilin ne nuk e njohim, ku do te marrin pjese 60 drejtore dhe punonjes te tyre, por qe realisht jane marre nga kontingjente te partive te majta te partise Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe Levizjes Socialiste per Integrim, te Ilir Metes, konsiderohen nga ana jone abuzim me postin zyrtar", deklaroi Gurakuqi ne nje konference per shtyp. Sipas tij, Ndoka duhet te mos dale me ne media, por te gjeje kurajen per te marre pjese ne Kongresin e madh te dates 10 maj, ku te jape llogari per drejtimin abuziv te partise.
"Ndoka duhet te jape llogari ne lidhje me mungesen e transparences se perdorimit te 210 milione lekeve te fondeve, marre nga buxheti i shtetit gjate dy viteve, kohe kjo kur Ndoka ka drejtuar PDK-ne", deklaroi Anton Gurakuqi ne fjalen e tij, duke i bere thirrje Ndokes te merrte pjese ne kongresin, ku kundershtaret kerkojne edhe shkarkimin e tij.