Teuta ngjitet në krye. Sot radha e Tiranës dhe Skënderbeut
TIRANE-Teuta ka marrë përkohësisht kreun e Superligës, pas fitores minimale në shifrat 1-0 të arritur dje përballë Tomorit.
Në “Niko Dovana”, skuadra e drejtuar nga Hasan Lika ka triumfuar ndaj asaj beratase, duke regjistruar edhe fitoren e 13-të sezonale. Teutës i ka mjaftuar një gol i shqiptaro-maqedonasit Tairi në pjesën e dytë për të marrë 3 pikët. Ndeshja e djeshme është dominuar nga durrsakët, të cilët kërkonin fitoren për të marrë kreun e kampionatit dhe për të shpresuar te gabimet e rivalëve. Pas një pjese të parë pa gola, ishte Tairi ai që mposhti portierin Llani në minutën e 58-të. Në fund, Teuta pati edhe një penallti, por që nuk u realizua nga Çota, pasi portieri rezervë, Haxho, u tregua i saktë. Me këtë fitore durrsakët shkojnë në 43 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu dhe 3 më shumë se Tirana. Korçarët do të luajnë sot në transfertë kundër Kastriotit, në një nga sfidat më të vështira që atyre u kanë mbetur.
Pas polemikave të nisura në Kupë, për Skënderbeun pritet të jetë shumë e vështirë që të fitojë në një ambient si ai i Krujës. Kastrioti është një skuadër fushe dhe kanë qenë të paktë kundërshtarët që kanë mundur të marrin pikë në fushën e tij. Gjithsesi, korçarët i besojnë formës së tyre të mirë edhe në këtë sfidë, që mund t’u kushtojë edhe kreun e renditjes. Ndërkohë, një ndeshje më e lehtë për Tiranën, e cila do të presë në “Qemal Stafa” Apoloninë. Fierakët nuk duken aq të vështirë në transfertë, megjithë nevojën e tyre urgjente për pikë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër që do të luhet sot, Flamurtari do të presë në shtëpi Bylisin, në një tentativë për të zënë vendin e katërt që mbahet nga Kastrioti.
(d.b/GSH/BalkanWeb)