E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Ujkani, idhulli i tifozëve të Novarës

Portieri

Që Samir Ujkani është një talent, kjo nuk është një gjë e re për askënd që e njeh sadopak atë si futbollist. Por tashmë ai është shndërruar edhe në një idhull të tifozëve të skuadrës së tij, Novarës, e cila sapo ka siguruar ngjitjen historike në Serinë B italiane. Portieri shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Palermo dhe që është i huazuar te skuadra e Serisë C1, është lojtari më i preferuar i fansave. “Ndodh edhe që në një qytet të vogël, ku dominon era e ‘Lega Nord’, sporti, futbolli në këtë rast, të mund të jetë sinonimi i mënyrës më të mirë të integrimit”, shkruante dje e përditshmja lokale italiane ‘Il Sussidario.net’. Dhe si shembull merret portieri shqiptar, Samir Ujkani, i cili është shndërruar në idhullin e tifozëve të Novarës”. Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Paskuale Sensibili, jo vetëm e konfirmon këtë fakt, por edhe sqaron arsyet. “Ujkani është një nga shtyllat e skuadrës që arriti këtë sukses, shprehet drejtori Sensibile. Por kjo ndodh edhe sepse Novara dëshiron të japë mesazhe pozitive. Klubi ka një filozofi, e cila nuk mbështetet tek ideologjitë”. Ditët e fundit është lajmëruar se Novara ka nisur tratativat me Palermon, për të bindur këtë të fundit ta lejojë Ujkanin të luajë edhe një vit tjetër në radhët e Novarës, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›