E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calciopoli 2? Manipulim i realitetit

Presidenti i Pirellit dhe aksioneri i Interit, Marco Tronketi, hidhet në sulm

Calciopoli është një çështje për të cilën nuk ia vlen të flitet, sepse, shpjegon Marko Tronketi, presidenti i Pirellit dhe aksioneri i Interit, “nuk shikoj mbrapa, është një çështje e mbyllur”. Ai nuk dëshiron të kthehet te polemika për ridiskutimin e titullit të 2006-s, as pas deklaratave të Anjelit se dëshiron të rihapë çështjen. Për Tronketin, “në të gjitha sportet, kur skualifikohet i pari, fiton i dyti dhe ky nuk është aspak skandal, por në futboll ka një impakt mediatik më të fortë dhe ka nga ata që kanë shpikur një skandal”. Më pas ai flet për përgjimet e reja që kanë dalë në skenë: “Manipulim i turpshëm i realitetit”. E rëndësishme është që Juventus rikthehet të jetë një nga aspirantët për titull dhe të ketë një rol të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar. I bën mirë futbollit dhe e bën më argëtues kampionatin”, nënvizon më tej aksioneri i Interit, i cili kërkon të shikojë përpara. “Për momentin po kërkohet të rindërtohet gjithçka pas një rishikimi të Calciopoli-t, ka bërë të ditur Tronketi në lidhje me zhvillimet e fundit të procesit, dhe të tentosh të manipulosh të vërtetën është një skandal, ka përfunduar ai. Kalimi nga e kaluara në të tashmen është i shpejtë. Dhe shumë shpejt pritet të zbresë në fushë finalja e Champions League mes Interit dhe Bajernit të Mynihut. Do të jetë një ndeshje e gjitha për t’u përjetuar, është shprehur ai. Hyjmë në fushë për të fituar, por sigurisht shanset janë 50-50 dhe do të jetë fusha ajo që do të vendosë”. Bajerni është një “skuadër shumë solide, që ka ardhur deri në finale falë potencës dhe cilësive që ka”. Ajo me Barcelonën “ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme, e luajtur me 10 futbollistë (pas ndëshkimit me karton të kuq të Thiago Motës). Si skuadra, ashtu edhe Murinjo, ka kujtuar Tronketi, kanë përmbushur një surprizë, që shkon përtej pasionit të tifozëve. Ka qenë një mundësi për ta ngritur më lart futbollin italian”. Ky i sotmi është një Inter i ndryshëm nga ai që shkoi në finalen e Champions League 38 vite më parë: “Janë dy mënyra të ndryshme të të luajturit, komenton Tronketi në kërkim të një paraleleje mes ndeshjeve dhe mbi të gjitha të dy trajnerëve, Helenio Herrera e Zhoze Murinjo. Ka qenë një ndeshje (ajo e 28 prillit të fundit) e luajtur në një mënyrë shumë inteligjente dhe jashtë çdo skeme. Jo e bazuar vetëm në forcën fizike, por mbi taktikën”. “Murinjo forever" është urimi i Tronketit, pas zërave të ditëve të fundit për një largim të mundshëm të trajnerit. Nëse trajneri do të qëndrojë në pankinën zikaltër “do ta vendosin Murinjo me Moratin. Unë si tifoz, shton ai, them Murinjo forever”. Sigurisht me Murinjon, Interi “ka bërë kapërcimin, që duhej ta bënte prej kohësh. Dhe kjo ndodhi ndaj çelsit. Te kjo skuadër ka shumë, shumë Murinjo: qetësia e tij, profesionalizmi i tij absolut dhe karakteri i tij që të shtyn drejt arritjes së objektivave të mëdha, edhe në situata jo fort të favorshme”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›