E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo gradon K. Ronaldon kapiten

Zhoze Murinjo nuk ka ndërmend të bëjë kompromise. Përkundrazi tekniku portugez është i gatshëm t’i shpallë luftë kujdo te Reali i Madridit, për të vërtetuar që ai ka kontroll të plotë brenda skuadrës.

Ky fakt u konfirmua edhe në miqësoren që “galaktikët” zhvilluan në Kuvajt. Për të shpërblyer Kristiano Ronaldon për sezonin e shkëlqyer dhe 46 golat që realizoi në kampionat, ku udhëhoqi Realin drejt titullit, Murinjo i dha sulmuesit portugez shiritin e kapitenit.

Në mënyrë që ta arrinte këtë qëllim, trajneri la jashtë formacionit titular kapitenin e parë Iker Kasijas dhe kapitenin e dytë të skuadrës, mbrojtësin Sergio Ramos. Mënyra sesi “Special One” e llogariti këtë çështje ka ngjallur natyrshëm pakënaqësi Brenda skuadrës “merengue”.

Në fakt, në hirearkinë për shiritin e kapitenit, Kristiano Ronaldo ka përpara jo vetëm Kasijas dhe Ramos, por edhe Higuain, Marselon e Pepen. Megjithatë, Murinjo i përmbysi të gjitha kriteret dhe realizoi hapin e parë të planit të tij, të përfolur prej shumë kohësh, për ti hequr gradat Iker Kasijas në atë që cilësohet si lufta e klaneve brenda Realit, me lojtarët spanjollë kundër atyre portugezë.

Por heqja e shiritit nga Kasijas shihet edhe si pjesë e planit të Murinjos për ta larguar idhullin e tifozëve në “Bernabeu”, edhe sepse në disa raste portieri është shprehur kundër politikave dhe sjelljeve të trajnerit. Sa për statistikë, Reali e fitoi 2-0 miqësoren me Kuvajtin, që I solli arkave të klubit 3 milionë euro dhe shërbeu si argëtim për tifozët në shtetin arab.

Ndërkohë, nga Kuvajti Kristiano Ronaldo ka shigjetuar rivëlt e tij të mëdhenj, Barcelonën dhe Lionel Mesin. “Nuk ka asnjë dyshim që Reali është më I mirë se Barcelona. Përsa I takon rivalitetit tim me Mesin, mund të them që nuk mund të krahasosh një Ferrari me një Porshe, megjithatë mendoj se aktualisht unë jam më I mirë”, tha portugezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›