E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti SHBE-BE, në fund të nëntorit

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka ftuar krerët e Bashkimit Evropian në një samit të përbashkët në Washington pas katër javësh.

Aty do të zhvillohen konsultime kryesisht për gjendjen e ekonomisë globale.

Në këtë takim në Shtëpinë e Bardhë pritet të shkojnë presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso, presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy dhe e ngarkuara për politikë të jashtme në BE, Catherine Ashton, tha një zëdhënës i Obamas.

Tema të tjera të këtij takimi do të jenë edhe trazirat në botën arabe, konflikti bërthamor me Iranin si dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit.

Takimi pason pas samitit të fundit SHBA-BE, që u zhvillua në Lisbonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›