Vdiq nëna e Hillary Clinton

Dorothy Rodham, nëna e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, ka ndërruar jetë sot në moshën 92 vjeçare, ka njoftuar familja Clinton përmes një deklarate.
Dorothy Rodham, njihej si “grua e ngrohtë, zemërgjerë, e fortë dhe intelektuale” thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi, Dorothy Rodham, vdiq në Uashington e rrethuar nga familja.
Për këtë arsye, Hillary Clinton, ka anuluar planet për të marrë pjesë në konferencën rajonale në Turqi këtë javë.