E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i BE: Vizat hiqen shumë shpejt, integrimi është i sigurt Denis Dedej

Bashkimi Evropian do te liberalizoje shume shpejt regjimin e vizave per shqiptaret dhe situata politike ne Shqiperi nuk mund te jete pengese per vizat. "Pjesemarresit pershendeten qellimin e Bashkimit Europian per te shtrire liberalizimin e vizave tek te gjithe qytetarer e vendeve te Ballkanit Perendimor, pasi te jene plotesuar kushtet. Ne kete kontekst, ata pershendeten propozimin e Komisionit per te shtrire regjimin pa viza tek qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje -Hercegovines", thuhet ne deklaraten e kryesise se ministrave te jashtem te BE. Njeheresh ata nenvizuan se "anetaresimi ne BE i te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor mbetet objektivi yne i perbashket".
Nderkohe qe mbeshtetja eshte dhene dje nga Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Evropian, Stefa Fule. Ne nje komunikim te perbashket per mediat, ministri i Jashtem i Spanjes, Miguel Anhel Morantinos, Komisioneri per Zgjerim Stefan Fule dhe ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt, dhane mbeshtetjen per hapjen e dyerve te BE per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Komisioneri per Zgjerimin, gjate fjales se tij theksoi se per sa i perket Komisionit Evropian, udherrefyesi, lista e detyrave qe permbushin kushtet qe vendet te levizin te lire pa vizave eshte e qarte dhe nuk i kane ndryshuar rregullat e lojes. "Nuk kemi shtuar asnje kriter shtese politik dhe Komisioni i qendron rekomandimit te tij te qarte se detyrat po behen nga te dyja vendet dhe nga pikepamja e Komisionit nuk ka asnje pengese qe qytetaret te shijojne regjimin e vizave. Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Keshillit te Ministrave", iu pergjigj interesit te mediave, nese liberalizimi i vizave do te ndikohej nga situata politike ne Shqiperi, Fule. Ndersa nenvizoi se nuk do te pergjigjej ne emer te organizmave te tjere, ai konfirmoi se "KE dha nje rekomandim pozitiv per vizat". Nga ana tjeter, i pyetur per ngercin politik ne vendin tone, ai tha se shpreson qe politika shqiptare te gjeje nje zgjidhje para se vendimi per heqjen e vizave per shqiptaret te merret ne konsiderate nga PE. "Shpresoj qe lideret politike ne Shqiperi te gjejne nje zgjidhje per ngercin politik dhe kjo shpresojme te arrihet para se te merret ne konsiderate vendimi nga PE dhe Keshilli", tha ai. Me tej, Fule theksoi se s'ka vend per frike te zgjerimit te BE. Sipas tij, BE ka treguar kushtet nga njera ane dhe nga ana tjeter ka krijuar mbeshtetje per te ecur para drejt BE-se, per vendet e Ballkanit Perendimor. "Ne takim u fol edhe per Shqiperine dhe Maqedonine. Po ashtu edhe Turqine sepse aplikimi i saj pret prej muajsh. Po ashtu edhe Bosnje-Hercegovina e Kosova mos te lihen menjane ne kete proces", tha Fule. Mbeshtetja per liberalizimin e vizave per Shqiperine eshte dhene dhe nga ministri i Jashtem i Spanjes, Morantinos. Ai thote se ne te kaluaren kur jane trajtuar ceshtje te ndryshme, kur komisioni thote po dhe jep driten e gjelber, nuk ka ndodhur qe Keshilli apo PE te thote jo. "Liberalizimi i vizave per Shqiperine dhe Bosnjen do te ndodhe shume shpejt, do te ndodh kete vit. Me ne fund ju arritet ate qe kerkonit, propozimi do te kaloje ne Parlament dhe pastaj ne Keshill. Jam absolutisht i bindur qe do te ndodhe shume shpejt", siguroi Morantinos. Nga ana tjeter, ministri i Jashtem i Suedise, tha se mbledhja e Sarajeves garantoi se dyert e BE-se jane te hapura per vendet e rajonit. "Ka disa vende anetare te BE-se ku entuziazmi per zgjerimin eshte rritur kohet e fundit ne me teper se 100 per qind. Eshte e rendesishme qe kemi ardhur ketu per te konfirmuar dhe per te thene se dera eshte e hapur", tha Bildt.
VIZAT
Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, tha dje se pas takimit ne Samitin e Sarajeves, Komisioni e ka dhene rekomandimin pozitiv per heqjen e vizave dhe ne nuk kane ndryshuar rregullat e lojes dhe as nuk kemi shtuar kritere te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›