E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i BE, marrëveshje për krizën financiare

 Pas mbledhjes-maratonë për shpëtimin e euros, liderët e Bashkimit Europianë kanë arritur më në fund një marrëveshje për një paketë të plotë masazh antikrizë, e cila do të rrisë sigurinë e bankave përmes rikapitalizimit të tyre me 106 miliard euro.

Plani i ri do tu japë sigurinë vendeve në krizë përmes një fondi shpëtimi që i kalon 1 miliard euro. Me anë të tij synohet shpëtimi i Greqisë me një ndihmë të re prej 130 miliardë euro, ndërkohë që përcaktohet kushti që bankave të ekspozuara ndaj Athinës për uljen e borxhit grek, tu paguhet një interes më i lartë.

Edhe Italia është pjesë e planit të eurozonës për uljen e borxhit publik. Impenjimet që ka ndërmarrë qeveria e Berluskonit do të shqyrtohen në konkluzionet e samitit të Brukselit. Pavarësisht se u shpreh pozitivisht për masat e marra nga qeveria italiane, samiti e shtyu aplikimin e tyre dhe kërkoi më shumë angazhim në planin e pensioneve, gjë që duhet arritur brenda dhjetorit.

Vendimet e samitit të BE-së janë të një rëndësie të jashtëzakonshme u shpreh drejtori i BQE, Zhan Klod Triket.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›