E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Samiti i NATO-s/ Kryeministri Rama niset sot drejt Lituanisë, takim me Mitsotakis për çështjen “Beleri”

Kryeministri Edi Rama do të niset këtë të hënë (10 korrik) drejt Lituanise ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik.

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë takim edhe me homologun grek Mitsotakis, me në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjen “Beleri”.

Një ditë më parë, Kryeministri Rama e cilësoi vendimtar samitin e NATO-s, teksa ka treguar se çfarë do të rikonfirmojë Shqipëria më 11 dhe 12 korrik. Në një postim në Twitter,  Rama rideklaroi përkushtimin e Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›