Samiti i Sarajeves, Turqia e Spanja mblidhen ne Beograd
BEOGRAD- Një muaj nga zhvillimi i konferencës në Sarajevë- e cila ka objektiv mbështetjen e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor- po kërkohet të evitohet një tjetër jo sukses duke u përpjekur që të gjendet një mënyrë që lejon si Serbinë dhe Kosovën të ulen në një tavolinë.
Kërkimi i një zgjidhjeje për të bërë që konferenca BE- Ballkani Perëndimor, e parashikuar për 2 qershor në Sarajevë të jetë një sukses, me pjesëmarrjen si të Serbisë ashtu dhe të Kosovës, ka qenë një ndër temat që është diskutuar në takimin tripalësh mes ministrave të jashtëm të Serbisë, Turqisë dhe Spanjës.
Takimi është zhvilluar mbrëmë në kryeqytetin serb, Beograd.
“Kemi folur për konferencën e Sarajecës të cilën ne e konsiderojmë si një ngjarje shumë të rëndësishme. Serbia ka ndërmend të bëjë gjithcka të mundur që samiti të ketë sukses, dhe unë shpresoj së do të arrijmë të zgjidhim të gjitha cështjet ende të hapura. Nuk e kemi bërë ende, por po punojmë në mënyrë intensive për tia dalë”, ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, në fund të takimit me homologun turk Ahmet Davutoglu dhe spanjoll, Miguel Angel Moratinos.
“Serbia, Turqia dhe Spanja- ka shtuar- nuk janë dakord vetëm në një pikë- deklarimi i njëanshëm i pavarësisë së Kosovës, por kjo nuk duhet të ndalojë bashkëpunimin e tyre përtej kësaj, në lidhje me prioritetin e përbashkët atë të integrimit të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “
Turqia ka njohur pavarësinë e Kosoves, ndërsa Spanja, ( së bashku me 4 vende të tjera të BE-së) ende nuk e ka njohur.
Serbia refuzon të marrë pjesë në takime apo samite rajonale dhe ndërkombëtare në të cilat Prishtina prezantohet si shtet sovran dhe i pavaruar. Për Beogradin, Kosova duhet të prezantohet në samite të tilla me siglën Kosovë- Unmik, në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë oor autorietet kosovare kundërshtojnë një prezantim të tillë.
“Ne ndajmë një vizion të përbashkët- stabilitet dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”- ka thënë Jeremic i cituar nga media.
Ministri i Jashtëm spanjoll, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së, Moratinos është shprehur pro integrimit të Ballkanit në BE. Dhe ka nënvizuar se Serbia, ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë cështje.
Konferenca e Sarajevës pritet të jetë temë diskutimi edhe gjatë vizitës së ministrit të jashtëm Franco Fratini në Beograd, javën e ardhshme.
Serbia refuzoi të merrte pjesë si në konferencën mbi integrimin europian të ballkanit perëndimor i cili u zhvillua më 20 mars në Brdo, të Sllovenisë, ashtu edhe në inagurimin e presidentit kroat Ivo Josipovic më 18 shkurt në Zagreb. Në të dyja takimet Kosova u prezantua si vend i pavarur me përfaqësinë zyrtare më të lartë.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)