E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici-bashki marrëveshje për tabelat rrugore

Sarandë

Sezoni turistik “Verë 2010” është në prag. Një stinë vere, e shoqëruar me trefishim të numrit të banorëve të përhershëm të Sarandës, nuk mund të kuptohet pa të paktën dyfishimin e automjeteve që qarkullojnë në qytetin e Sarandës dhe drejt plazheve të tij periferikë. Duke vlerësuar vështirësinë që vjen prej kësaj në qarkullimin dhe parkimin, drejtuesit e shërbimit të specializuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, parapërgatiten për të përballuar këtë fluks. Shefi i këtij shërbimi Gjylani Shehu, thotë se si masë priroritare është përcaktuar përsosja e sinjalistikës ekzistuese dhe pasurimi i saj me elemente të tjera, në kushtet kur në këtë sezon pritet të hyjë në funksion rruga hyrëse e Sarandës, me parametra bashkëkohorë, me gjerësi 13 metra. Ai veçon si një aks gjithësesi të vështirë segmentin Kanali i çukës-Butrint, e cila do të përshkohet në kushtet kur investimi do të lihet në mes, për të mos u bërë pengesë për turizmin. Po kështu, shefi Gjylani Shehu, thotë se në vëmendjen e parë të tyre janë edhe të gjitha rrugët që çojnë në plazhet e Ksamilit, Lukovës e Borshit, si pikat tradicionalisht më të frekuentuara nga pushuesit. Për këtë ai veçon marrëveshjen e përbashkët të lidhur me Bashkinë e Sarandës dhe komunat e Ksamilit e Lukovës për kompletimin me tabela të akseve dhe kryqëzimeve të rrugëve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›