Shpërthimi, paralajmërim për drejtorin e Ulzës
Burrel
Ngjarja e ndodhur gjatë ditës së hënë, kur një shpërthim i fuqishëm tritoli dëmtoi makinën e drejtorit të hidrocentralit të Ulzës, në qytetin e Burrelit, ishte një paralajmërim. Kështu pohojnë zyrtarë të Drejtorisë së Policisë së Dibrës, që kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Hetuesit e lidhin shpërthimin paralajmërues me detyrën e sapomarrë nga Avdi Pasha në krye të hidrocentralit të Ulzës. Kohët e fundit në këtë hidrocentral, në kuadër të të ashtuquajturës reformë, është bërë largimi nga puna i 20 personave. Natyrshëm që një largim i tillë nga puna i këtyre punonjësve ka shkaktuar pakënaqësi tek ata, ndaj kjo është edhe pista kryesore ku ka përqendruar punën e saj policia për hetimin e plotë të kësaj ngjarje.
#