E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA CUP elsi ne gjysmefinale

Çelsi kualifikohet në gjysmëfinalet e FA Cup falë fitores 5-2 përballë Leiçesterit. Por, përveç faktit që me teknikun Roberto Di Mateo në stol sezoni i bluve është rikthyer në binarët e duhur, spikat edhe rikthimi te goli i sulmuesit Fernando Torres.
Spanjolli, i cili u transferua në “Stemford Brixh” për më tepër se 60 milionë euro, gjeti rrugën e rrjetës pas “agjërimit” të gjatë. Në fakt, në të 67-ën Torres shënoi golin e parë që prej muajit tetor, ndërsa në të 85-tën mbylli virtualisht takimin, përpara se Meireles të vuloste shifrat përfundimtare 5-2.
Me llogari të thjeshta, “El Ninjo” shënoi pas plot 25 orësh dhe 41 minuta efektive në fushë, në total 1541 minuta lojës. Me fjalë të tjera, më tepër se një ditë e plotë. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Çelsin e Di Mateos, që ka shanse reale mos ta mbyllë sezonin pa trofe.
Ndërkohë, në gjysmëfinalet e FA Cup është kualifikuar edhe Liverpuli, që mposhti me rezultatin 2-1 Stouk Sitin. Suarez dhe Dauning i dhanë fitoren “Reds”-ave, ndërsa në anën tjetër nuk mjaftoi goli i barazimit të përkohëshëm të ish-it, Krauç

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›