Samiti, miratohet fondi i gjelbër

Qeveritë e vendeve të botës kanë miratuar një plan modest për të luftuar ndryshimet klimaterike, përfshirë edhe krijimin e një fondi të gjelbër për klimën në ndihmë të vendeve të varfra, në përfundim të konferencës në Kankun të Meksikës. Presidentja e Konferencës njëkohësisht ministre e jashtme e Meksikës, Patricia Espinosa ka vendosur për nënshkrimin e marrëveshjes, pavarësisht se disa vende kanë ngritur zërin se plani kërkonte shumë pak nga vendet e zhvilluara për zvogëlimin e emetimit të gazrave në atmosferë.
Bolivia ka vënë në dukje se paketa dhunonte nevojën për konsesus në cështje të tilla të rëndësishme si ndryshimet klimaterike. Pas denoncimeve antikapitaliste nga negociatori bolivian, kërkesat e tij do të shënohen në raportin përfundimtar por nuk do të dëmtojnë marrëveshjen e 190 vendeve. Paketa e miratuar vjen pas dy javë bisedimesh, thelbi i të cilave u la disi në hije nga konfliktet mes vendeve të pasura dhe të varfra.
Kompromisi i arritur vendos masa për ruajtjen e pyjeve tropikale dhe rrugët e shpërndarjes së energjisë së pastër. Gjithashtu, paketa konfirmon ngritjen e fondit 100 miliardë dollarësh për vendet e varfra deri në vitin 2020. marrëveshja nuk përfshin angazhim për shtrirjen e protokollit të Kiotos pas vitit 2012, kur ai përfundon, por mund të parandalojë pauzën për negocatiata e ndryshimeve klimaterike dhe lejojnë përparime modeste në mbrojtjen e mjedisit. Në fakt, shumë pak pritej nga konferenca e kankunit pas dështimit të samitit të kopenhagenit vitin e kaluar për të miratuar një marrëveshje, nga e cila mund të arrihej një përmirësim për përmbytjet, thatësirën, stuhitë, valët e të nxehtit dhe rritjen e nivelit të detrave, fenomene për të cilat shkencëtarët thonë se janë pasoja të ngrohjes globale.
Juli Prifti