Samiti per krizen marreveshja Merkel- Sarkozi

Samiti i jashtëzakonshëm i vendeve të eurozonës do të përpiqet të zgjidhë pikëpyetjet e krizës së borxheve greke dhe të paradalojë përhapjen e saj, në përpjekjen e fundit përpara pushimeve të verës. Këtyre bisedimeve u kanë paraprirë shtatë orë bisedime mes presidentit francez, Nikolas Sarkozi dhe kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin, si liderë e dy vendeve që kontribuojnë më shumë në operacionet e shpëtimit të eurozonës. Të dy liderët kanë arritur të kenë një përafrim qëndrimesh, por detaje të marrëveshjes ende nuk janë bërë publike.
Gjithsesi marrëveshja do të paraqitet në nisje të samitit. Gjermania më herët ka këmbëngulur që huadhënësit e Greqisë duhet të detyrohen të pranojnë humbjet si pjesë e një pakete të mëtejshme ndihme për Athinën. Por, kjo është kundërshtuar nga Franca dhe Banka Europiane që tremben se kjo do të jepte shkëndijën e parë për një efekt domino tek bankat e tjera europiane dhe të shtynte Spanjën e deri Italinë në telashe.
Gjithsesi, samiti i Brukselit do të fokusohet në një spektër më të gjerë masash për forcimin e e euros, edhe pse paketa e re e ndihmës për Greqinë dhe roli i investituorëve privatë do të jenë thelbi i debateve. Megjithatë, samiti duket se ka nisur pa ndonjë optimizëm të madh, pasi siç paralajmëroi Merkel nuk ka asnjë zgjidhje spektakolare që të shpëtojë Greqinë.
Edhe vetë kreu i Komisionit Europian, ndërsa takoi kreun e qeverisë greke, Jorgos Papandreu, një ditë më parë, tha se zona euro përballet me një situatë vërtet të vështirë, por sipas tij, një zgjidhje është ende e mundur.