E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci i nje sesioni 308 ligje ne 20 seanca

Sesioni i katërt parlamentar i legjislaturës së 18-të mbyllet me 308 projektligje të miratuara në 20 seancat e zhvilluara nga 17 janari deri në 21 korrik.

Projekligjet më të spikatura në 7 muajt e fundit që morrën vetëm miratimin e deputetëve të maxhorancës, për shkak se opozita refuzoi pjesmarrjen në votime kishin të bënin me rritjen e rrogave e pensioneve, amnistinë fiskale, nisjen e punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan, ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave por edhe ligji për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar.

20 seancat u shoqëruan nga debate të ashpra mbi atë që ndodhi më 21 janar midis demokratëve dhe socialistëve. Ndërkohë që edhe të vegjlit e politikës nuk janë treguar shumë fortë të urtë në seancat e fundit, ku kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe deputeti Dashamir Tahiri janë përplasur disa herë në Kuvend për çështjen e çamërisë.

Sesioni i ri do të fillojë, sipas rregullores së Kuvendit të hënën e javës së parë të muajit që përkon me datën 5 shtator.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›