Sampdoria barazon, Interi mban kreun

Lideri i javës së kaluar në Serie A, Sampdoria, nuk ka arritur më shumë se një pikë përballë Parmës në Stadio Ferraris, pasi ka barazuar me rezultat 1-1.
Sampdoria kaloi e para në epërsi me anë të Giampaolo Pazzinit (23'), mirëpo mysafirët barazuan pas shtatë minutash me golin e Daniele Galloppas, dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Barazimi i Sampdorias mban në krye të tabelës Interin, me pikë të barabarta por me golaverazh më të mirë, ndërkohë që me fitore eventuale kundër Palermos, Juventusi do ta rimarrë kreun.