Anglia fillon testimin e vaksinave kundër gripit H1N1 tek fëmijët
Rreth një mijë fëmijë në Britaninë e Madhe janë bërë pjesë e një testimi klinik të dy vaksinave kundër gripit A/H1N1/, para nisjes së një programi vaksinimi në masë te fëmijëve, për të cilët janë siguruar miliona vaksina.
Testimi i vaksinave nisi dje me fëmijë të moshave nga gjashtë muaj deri në 12 vjeç, nga Oksfordi, Southampton, Londra, Bristol dhe Devon.
Fëmijëve do t'u bëhen dy doza me tre javë diferencë ndërmjet tyre dhe pas tre javëve të tjera do të merren kampionë gjaku që do të shërbejnë për të analizuar reagimin e sistemit të tyre imunitar. Mjekët do të mbikëqyrin edhe efektet e mundshme anësore.
"Synojmë të zbulojmë vaksinën që e bën sistemin imunitar të reagojë më shpejt dhe me efektshmëri më të madhe, veçanërisht për gripin A", deklaroi specialisti Saul Faust i universitetit të Southampton.