E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter objektivi jane te rinjte

Inter vazhdon të besojë në operacionin “Kaka” dhe po punon në heshtje për veshjen e brazilianit të Real Madrid me fanellën zikaltër.

Zikaltërit i besojnë Leonardos dhe miqësisë që ruajnë me trajnerin e ekipit ku luan fantazisti, Jose Mourinho, për përfundimin me sukses të tratativave.

Ndërkohë, klubi zikaltër ka tre objektiva: Frank Tabanou (21 vjeç, mbrojtës i majtë i Toulouse), Nuri Sahin (22 vjeç, mesfushor i Borussia Dortmund) dhe Luc Castaignos (18 vjeç, sulmues i Feyenoord).

Për Tabanou duhen rreth 7 milionë euro, për Sahin 15 milionë euro (edhe pse Inter do të mundohet të ulë kërkesën e klubit gjerman). Ndërsa për Castaignos duket se klubi zikaltër e ka arritur tashmë marrëveshjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›