Tërnava-vendeve arabe: Njihni pavarësinë e Kosovës
Kajro-Myftiu i Kosovës Mr.Naim Tërnava, i cili po merr pjesë në Kajro në kongresin "Përtëritja e mendimit Islam", ku bërë thirrje pjesëmarrësve në këtë kongres, që të njohin pavarësinë e Kosovës. "Populli i Kosovës pret njohjen dhe përkrahjen nga vendet e botës islame, për ne është i pakuptimtë hezitimi i botës arabo-islame për të njohur shtetin e Kosovës"- tha Myftiu Tërnava, i cili ka theksuar se pavarësia e Kosovës ka prodhuar efekte të stabilitetit politik në rajon.