E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samsung prezanton celularin e artë



Në Samsung kanë arritur në përfundimin se modeli i tyre “Soul” është mjaft prestigjioz, sa që mund të shitet edhe si celular ultra luksoz, prandaj kanë vendosur të paraqesin variantin e artë me ngjyrë të zezë. E veçanta e kësaj paisjeje është fakti se “Soul” origjinal (apo U900) është shumë i fuqishëm. Ai është i pajisur me një kamer me rezolucion prej pesë megapikselash, lidhje HSDPA, navigim me ekran OLED. Prandaj ky version luksoz do të jetë dukshëm më i fuqishëm se celularët e tjerë luksozë të cilët zakonisht kanë funksione të kufizuara. Përsa i përket dizajnit të artë me ngjyrë të zezë (origjinali është i argjendtë, por pajisja ka mundur të gjendet në disa ngjyra), kjo është thjesht çështje shije. Ky celular do të gjendet në disa tregje dhe do të kushtojë rreth 40 dollarë më shumë sesa modeli standard.

“MIU” kryqëzon celularin me laptopin

Pajisja e kompanisë “MIU” quhet “HDPC”, dhe është shkurtim i “Hybrid Dual Portable Computer” apo në shqip, kompjuter dyfish hibrid bartës. Ideja është si vijon: lidhet sistemi operativ i celularit dhe ai Windows XP në një pajisje, e cila do të duhej të jetë në gjendje të kryejë të gjitha detyrat të cilat mund t’i bëjnë celulari dhe laptopi, dhe të gjitha këto tashmë në një pajisje të vetme. Në praktikë kjo nënkupton se pajisja ka lidhje GSM, GPRS e CDMA, pra funksionon si celular, ndërsa procesori i integruar Atom nga Intel do të përkujdeset për punët që kërkojnë shumë. Për fat të keq, idetë e këtij lloji vështirë se depërtojnë nëse nuk kanë mbështetjen e plotë të industrisë së teknologjisë së informacionit, dhe kemi frikë se kompania “MIU” këtu do të mbetet e vetme. Çmimi i pajisjes aktualisht nuk është i njohur, si dhe data e daljes në treg.

Dy gigabajt në unazën me formën e kafkës

Kur bëhet fjalë për USB-të e zakonshme të memories, asnjë gjë nuk diket e veçantë. Ajo që do të na befasojë është kompania “Solid Alliance” e cila ka prezantuar USB me kapacitet prej dy gigabajt të vendosur në unazën me formë kafke. Kafka ka dy pjesë, ku proteza e dhëmbëve është një kapak i cili fsheh qasjen USB.
Ende nuk dihet nëse ajo do të jetë praktike sa duhet por funksionet e saj mund të jenë edhe të tjera. Nëse keni vendosur të bleni një unazë të tillë është rasti të mendoni edhe për çmimin. USB-ja kafkë do të shitet për 145 dollarë amerikanë.

25 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›