E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaqet e sëmundjeve të zorrëve dhe trajtimet bimore

Flet specialistja e mjekësisë bimore Mimoza Petani

Fryerja, kapslliku dhe dhimbja e barkut janë çrregullime gjithmonë e më të shpeshta, që shpesh shfaqen në mënyrë të alternuar dhe kapriçoze. Në një intervistë për gazetën “Albania” specialistja e njohur e mjekësisë bimore, Mimoza Petani shpjegon shkaqet dhe trajtimin e këtyre problemeve me produkte bimore parafarmceutike. Shkaqet janë të shumëfishta dhe të shumta, por me marrjen e rregullt të fibrave prebiotike dhe lëngjeve të frutave të veçanta, mes të cilave edhe kivi arrihen rezultate mjaft pozitive. Shkaqet më të shpeshta të problemeve të zorrës si: fryerja e barkut, kapslliku, diarreja, dhimbja e barkut kur janë përjashtuar sëmundje të organeve janë zakonet e këqija të të ushqyerit, dieta hipokalorike dhe me pak skorie, marrja e pakët e lëngjeve, stresi, koliti nga sindromi i zorrës së irrituar dhe aktiviteti i pakët fizik. Shpesh emëruesi i përbashkët i këtyre çrreullimeve është disbioza që do të thotë çrregullim i florës mikrobike të zorrës. Mirëqënia e zorrës varet drejtpërdrejtë nga flora bakteriale e zorrës, e cila nga ana e saj, për të qëndruar aktive dhe e gjallë ka nevojë për fibrat prebiotike.
Fibrat
Fibrat prebiotike treten nga kafshët barngrënëse por jo nga njeriu, sepse njeriut i mungojnë enzimat në gjendje për t’i tretur. Ato nuk përdoren nga njeriu dhe vlera e tyre kalorike është zero, por janë të domosdoshme për mbijetesën e florës bakteriale, e cila përmban enzimat e nevojshme për t’i tretur. Bakteret asimilojnë fibrat dhe kjo sjell rritje të biomasës njëkohësisht dhe rritje të prodhimit të metaboliteve të rëndësishme, ku mund të përmendim acetatin, propionatin, butiratin. Këto të fundit, përveçse përbëjnë një burim energjie për epitelin e zorrës janë dhe shumë të nevojshëm, sepse ndihmojnë metabolizmin e yndyrnave, karbohidrateve duke kontrolluar gliceminë si dhe duke ulur përqëndrimin e acideve yndyrore të lira dhe kolesterolit. Përveç kësaj janë edhe burim studimi në lidhje me efektin e tyre potencial në qetësimin e gjendjeve inflamatore të zorrës si dhe në parandalimin e kancerit. Në sindromën e zorrës së irrituar, diarrea vjen si rezultat i rritjes së peristaltikës së zorrës, që shpesh varet nga një rritje jo normale e florës patogjene (bakteret dëmtuese). Fibrat prebiotike me efekt të dyfishtë realizojnë rivendosjen e florës normale bakteriale dhe në këtë mënyrë ato ndërhyjnë drejtpërdrejtë mbi funksionin e zorrës.
Veprimi
Veprimi i tyre fortësohet nëse shtohet marrja e drejtpërdrejtë e baktereve prebiotik. Fibrat prebiotike thithin ujin dhe rrisin masën e feçeve që sjell një rritje të shtrirjes së murit të zorrës duke favorizuar një zbrazje të zorrës. Përveç kësaj në mënyrë indirekte rrisin biomasën e baktereve që përkthehet në rritje të masës së feçeve. Masa e feçeve në fakt varet nga fibrat, lëngjet dhe mikroflora intestinale dhe jo vetëm nga sasia e fibrave vegjetale dhe lëngjesh të futura me dietë, por edhe nga masa e baktereve dhe metabolizmit të fibrave nga ana e baktereve. Shtimi i masës së fibrave prebiotike të marra me anën e dietes është kura parësore që duhet bërë kundër sëmundjeve të zorrëve. Por duhet patur kujdes, sepse jo të gjitha fibrat janë prebiotike dhe jo çdo lloj fibre është e këshillueshme. Për shembull: në zorrën e irrituar duhen zvogluar ato fibra që janë të patretshme si dhe ato në formë xheli apo me zinxhirë të gjatë, pasi shpesh japin fryerje të barkut. Fibrat preboitike me zinxhir të shkurtër fortësojnë dhe mbajnë florën normale bakteriale të zorrës, sepse janë substraktet e preferuara nga ato. Fibrat me zinxhirë të shkurtër fermentohen komplet nga organizmat e zorrës, nuk japin fryerje dhe gazra si dhe janë të përshtatshme si në trajtimin e kapsllikut ashtu dhe të diarresë. Ato nxisin thithjen e magnezit, kalciumit, me avantazh të dukshëm për sa i përket të ushqyerit. Ndërsa përsa i përket magnezit, ai ka veprim pozitiv mbi lëvizshmërinë e zorrës. Përgjigja më e mirë ndaj dismikrobismit të zorrës është marrja nga jashtë në rastet e çrregullimeve të fibrave dhe prebiotikëve, të cilat nuk janë gjë tjetër përveçse mikroorganizma të inkapsuluar, shumë të nevojshëm për funksionimin e mirë të zorrës dhe të tretjes në përgjithësi. Duhet patur parasysh që efektiviteti i tyre maksimal arrihet kur shoqërohen me sasinë e domosdoshme të proteinave dhe mineraleve.
Vitaminat
Për një mirëqënie totale dhe të përhershme është e domosdoshme të shoqërohet marrja e prebiotikëve me marrjen e komplekseve të vitaminave B. Ky kombinim është ideal për të rriturit. Tek fëmijët, përveç të tjerave duhet shtuar vitamina C. Ato janë shumë ideale, sepse ndihmojnë në rritjen e imunitetit, në mbrojtjen nga infeksionet, nga parazitët, në mbajtjen e zorrës të shëndoshë, në përmirësimin e tretjes dhe në rregullimin e zakonit të jashtëqitjes. Kurse personat, të cilët kanë çrregullime dhe intolerancë ndaj ushqimit dhe përbërësve të veçantë kanë nevojë për një suport në prebiotikë, fibra, vitaminat B9, B12 dhe E. Kjo ndihmon në rritjen e tolerancës dhe zhdukjen e ankesave tek këta persona. Tek personat, të cilët kanë probleme me zakonin e jashtëqitjes kur udhëtojnë dhe preken nga diarrea e udhëtarit kombinohen me xhinxher dhe vitaminat B1, B6. Kombinimi është ideal për të mbajtur përherë në formë veten dhe organizmin si dhe që të jeni gjithmonë të shëndetshëm pavarësisht nga vendi ku ndodheni dhe ushqimi që përdorni. Çrregullimet e florës bakteriale japin ndikime jo vetëm në zorrë por edhe në organet fqinj me të. Një problem i cili është shumë i shpesht dhe prezent në shumë persona është dhe infeksioni urinar, ku përgjegjës janë bakteret patogjene, të cilat ndodhen në zonën e perineumit(përfshin komplet zonën nga anusi deri në pubis). Këto baktere në rastet e dismikrobizmave jo vetëm që rriten në numër por rrisin edhe shanset për të dhënë infeksione. Në këtë rast për një mirëqënie dhe kurim të plotë shtohen vitamina C dhe boronica. Të gjitha këto kombinime mund t’i gjeni në treg nën emrin ferzym.
* * *

Shënim: Duke filluar nga kjo e shtunë, specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani do të jetë pjesë e suplementit të përjavshëm të gazetës “Albania ëekend”, për të folur jo vetëm për problemet shëndetësore, por edhe për ato estetike.

25 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›