Xhaketa e lëkurës, rroba ideale për sezonin vjeshtë-dimër 2008-2009
Të vishesh me lëkurë është një nga tendencat më të forta të sezonit vjeshtë-dimër 2008-2009. Vërtet e rikthyer nga e kaluara, por që duket se do të vazhdojë të rezistojë ende. Tendenca “animal print” ka pushtuar edhe këtë vit pasarelat vjeshtë-dimër. Që nga palltot e trasha, këpucët, çantat, aksesorët, deri tek fustanet e mbrëmjes, që duket se personazhet e njohur e kanë të pamundur t’i rezistojnë, sidomos kur vjen puna për të pozuar para aparatit. Veshjet lëkurë mund të vishen edhe gjatë ditës në stilin casual, por më së shumti këshillohet gjatë mbrëmjeve dhe rasteve të veçanta. Kjo veshje tërheq më shumë vëmendjen dhe siguron një look tërësisht të ri. Por stilistët këshillojnë që të mos e teproni me këtë veshje. Kështu, sipas tyre, nëse zgjedhni një fustan, ose pallto, zbuteni pamjen. Mos zgjidhni të njëjtën dizenjo edhe për këpucët edhe për çantën.
Xhaketat e lëkurës
Xhaketat e lëkurës janë të përshtatshme për stilin rebel vjeshtor. Duke e kombinuar gati me të gjitha llojet e stofrave, disenjatorët e kanë prezantuar pallton e lëkurës, si rrobë ideale për sezonin vjeshtë/dimër 2008-2009. Xhaketat e lëkurës, si dhe pantallonat xhins kurrë nuk do të dalin nga moda, pa marrë parasysh kalimin e viteve. Ata që përcaktohen për bartjen e xhaketave të lëkurës, disi fitojnë më shumë vetëbesim. Xhaketa e lëkurës është bërë e famshme në gjysmën e dytë të shekullit XX, nga aktorët, si: Marlon Branda, Geri Kuper, Harrison Ford dhe Tom Kruz. Por, xhaketat e lëkurës janë pjesë përbërëse edhe e gardërobës së femrave, natyrisht në një variant më të butë. Përpos kombinimit klasik me pantallona të ngushtë, apo me fund të thjeshtë, këtë sezon preferohet edhe kombinimi i xhaketës së lëkurës me pantallona me këmbë të gjera, të shoqëruara me dorëza të lëkurës dhe me kravatë të hollë, apo me kapele. Nëse doni që të dukeni sa më femërore, atëherë xhaketën e lëkurës mund ta kombinoni me fund me palë, apo me tunikë, të shoqëruar me çizme me taka të larta.
Xhaketat e qepura
Pas sezoneve të tëra të evitimit, xhaketat e qepura, të ngjashme me ato të meshkujve, janë kthyer përsëri në modë, me tërë bukurinë e përshtatshmërinë e tyre klasike. Të gjata, me shpatulla të theksuara ose edhe me jakë të ndryshme, xhaketat e tilla shkojnë mirë me pantallona në jetën e përditshme urbane. Gjithmonë njerëzit edhe pa dashur mundohen t’i përshtaten njëri-tjetrit, derisa përfundojnë të vishen njësoj dhe grinden kush i bleu e/i para/i rrobat. Për stinën e vjeshtës, veshjet e vajzave tentojnë të jenë shumë “femërore”, klasike por me ngjyra të errta për të treguar disi fortësi në karakterin femëror.
Ngjyra kafe (ndoshta kjo vetëm si pasojë e stinës) dhe tonet e saj, po i zë vendin edhe të zezës. Megjithëse asnjëherë nuk mund të përjashtohet përdorimi i gjithë ngjyrave të tjera, ashtu si dhe vetë vjeshta me gjethet shumëngjyrëshe. Kapelet e vogla (ndryshe nga kapelet rrumbullake dhe të mëdha që u përdorën gjatë verës) si dhe syzet, rripat, çantat, dorezat po përdoren jo vetëm si shenjë e stinës së freskët, por edhe si shenjë e elegancës dhe femërores.
Veshjet e thurura
Veshjet e thurrura, xhaketa, funde të cilët mbulojnë gjunjët, çizme me taka të holla, syze të mëdha dhe rripa të trashë është veshja, që shihet më së shumti edhe në vitrinat e dyqaneve dhe që do të jetë më e modës për këtë stinë. Linja e re e Ralph Lauren “Blue Label” është ndoshta më tipikja për veshjet e tilla, edhe pse krahas toneve të kafes ai ka shtuar diçka pranverore dhe jetike, të gjithanshme. Ndërsa çantat ndryshe nga syzet, sa vjen dhe zvogëlohen, megjithëse gjithmonë e më shumë mbahen në sup. Kjo, jo vetëm që është mënyra më e lehtë për të mbajtur një çantë, por bën edhe që vajzat të duken më “mirë”. Përdorimi i aplikimeve si në veshje ashtu dhe në këpucë do të jetë një stil i preferuar edhe për këtë sezon. Lulet, përzierja e toneve të një ngjyre vihet re si në çizme ashtu edhe në veshjet e tjera. Përshtatja ndaj lëkurave të kafshëve si dhe veshjet me ndërlikimet antike kanë filluar të vihen re njësoj si dhe përdorimi i frudave dhe tyleve në veshje. Stilistët bësojnë se në këtë stinë xhaketat apo pardesytë e kuqe do të përdoren shumë.
25 Tetor 2008