E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2008, rekord për AMG-në e Mercedesit



Edhe pse shumica e prodhuesve të automjeteve janë goditur nga kriza financiare në botë dhe po përballen me rezultate çdo ditë e më të dobëta të shitjes, për disa prodhues në sektorë të caktuar problemet nuk ekzistojnë. Në mesin e këtyre prodhuesve është edhe njësia e AMG-së nga Mercedes e cila është vlerësuar për vitin 2008 si rekord. Kompania nga Affalterbach planifikon që deri në fund të këtij viti të shesë sasinë e njëjtë të automjeteve si në vitin 2007, që do të thotë më shumë se 20.000 njësi. Duke pasur parasysh çmimin më të lartë edhe fitimi pritet të jetë më i madh se kurrë. Seria e fundit e AMG-së, “SL65 AMG Black Series”, nuk do të ndikojë në shitje duke marrë parasysh se fillimi i shitjeve është paralajmëruar për muajin nëntor, mirëpo në AMG besojnë se ky automjet luksoz do të shtojë interesimin e të gjitha modeleve të tyre, përfshirë edhe atë më të popullarizuar “C63 AMG”. Avancimi i AMG-së ka filluar në vitin 1999. Kompania ka shitur 5.000 automjete në vit, që shitja në vitin 2003 të rritet në 20.000 njësi automjete në vit.

BMW krijon automjetin “mini” elektrik

Kompania BMW planifikon që në panairin e automjeteve në Los Anxhelos, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të paraqesë “flotën” e vet të automjeteve ‘mini’ elektrike, ka njoftuar faqja e internetit, gizmodo.com. “Mini E” lëviz me shpejtësinë 240 kilometra në orë dhe posedon motor prej 150 kË i cili vihet në lëvizje falë baterisë litium-jon. Ky automjet elektrik do të paraqitet në serinë e kufizuar prej 500 njësish. Përfaqësuesit e BMW-së kanë theksuar se automjeti i tyre mini është krijuar që të kuptohet se si një automjet tërësisht elektrik mund të lëvizë edhe në trafik real. Plani afatmesëm i këtij prodhuesi të njohur është prodhimi serik i automjeteve elektrike.

“Peugeot 308” kalon 1.689,7 kilometra me një rezervuar

“Peugeot 308”, 1.6 HDi me marsh manual prej gjashtë shpejtësish ka thyer edhe një rekord të ri duke kaluar 1.689,7 kilometra vetëm me një rezervuar karburanti. Në mesatare ai ka shpenzuar 3.4 litra në njëqind kilometra, në rrugën nga bregdeti perëndimor deri në atë lindor të Republikës së Afrikës së Jugut. Modeli “308 Coast2Coast” do të paraqitet në sallonet e kompanisë “Peugeot” gjatë panairit të automjeteve në Johannesburg i cili mbahet prej 30 tetor deri më 9 nëntor të këtij viti.

25 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›