E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel Zhbogar do te jete perfaqesues i posacem i BE ne Kosove

Perfaqesuesja e larte per Politike te Jashtme dhe Sigurine e Bashkimit Evropian Catherine Ashton emeroi sot Ministrin e Jashtem ne largim te Sllovenise Samuel Zhbogar ne postin e perfaqesuesit te posacem te Bashkimit Evropian ne Kosove.

Zoti Zhbogar ka sherbyer per nje kohe te gjate ne Ministrine e Jashtme te Sllovenise perfshire edhe sherbimin e tij ne postin e ambasadorit te ketij vendi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai kishte konkurruar per postin e ri duke theksuar se pervoja diplomatike dhe politike e tij ne rajon do te ndihmoje veprimtarite e Bashkimit Evropian ne Kosove.

Ai do te zevendesoje ne kete post perfaqesuesin aktual te Bashkimit Evropian Fernando Gentilini mandati i te cilit skadon ne janar te vitit qe po vjen. Zoti Gentilini kete post e trashegoi nga diplomati holandez Pieter Faith qe eshte perfaqesues civil nderkombetar ne Kosove.

Te dyja keto poste ishin parapare me propozimin e krye negociatorit nderkombetar Marti Ahtisaari ne baze te te cilit eshte shpallur pavaresia e Kosoves e cila vazhdon te kundershtohet nga Serbia.

Plani i zotit Ahtisaari kishte parapare qe pushteti dhe pergjegjesite e perfaqesuesit civil nderkombetar dhe ato te perfaqesuesit te posacem te Bashkimit Evropian ti takojne te njejtit person. Por nga muaji maj ishte vendosur ndarja e ketyre dy posteve qe shpesh binin ndesh per shkak te mosnjohjes se pavaresise se Kosoves nga pese vende te Bashkimit Evropian ndersa perfaqesuesi civil ka ne mandatin e tij mbikeqyrjen e pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›