E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA Administrata shkel ligjin e informimit

Organizata Transparency International - Albania publikoi sot nje studim sipas te cilit administrata shteterore nuk po i pergjigjet sa duhet kerkesave perhere ne rritje te qytetareve per te marre te dhena zyrtare. Organizata ka ngitur nje qender per keshillim dhe ndihme ligjore nga ku doli se 30 per qind e ankesave te qytetareve lidhen me shkelje te ligjit per te drejten e informimit. Studimi thote se zakonisht administrata nuk kthen fare pergjigje kerkesave per informacion as pozitive as negative kthen pergjigje te pjesshme dhe te pasakta ose kthen pergjigje te vonuara pertej afateve ligjore. Daniela ollaku koordinatore e projektit thote se kerkesat per informacion sa vijne e rriten por gadishmeria e administrates per te informuar ka mbetur ne vend ndaj edhe permiresimi i ligjit eshte bere i domosdoshem.

TI kerkoi ne  ndryshimet e ligjit te shkurtohet edhe koha e pergjigjes nga 40 dite ne te pakten 2 jave sepse Shqiperia afatin me te gjate ne rajon per informimin e qytetareve. Ilir Aliaj qendra per Zhvillimin Demokratik te Institucioneve thote se ligji per te drjeten e informimit nuk zbatohet ne Shqiperi ne shume fusha por mungesa e transparences nga administrata eshte me e madhe sidomos sa u takon informacioneve financiare. Sami Neza Qendra per Transparence dhe Informim te Lire thote se ligji per te drejten e informimit ende nuk po zbatohet si duhet per gazetaret eshte i paperdorshem po ashtu edhe per qytetaret sepse transparenca e administrates nuk eshte ne nivelet e kerkuara.

Sipas studimit institucionet me problemtatike ne dhenien e informimit jane ALUIZNI Zyra e Permbarimit Departamenti Anti-Korrupsion i qeverise Prokuroria e Tiranes Ministria e Financave e Gjykata e Larte. TIA kerkoi zbatimin me te mire te ligjit mbi te drejten e informimit nga institucionet shteterore duke shmangur parregullsite dhe duke rritur transparencen. Po ashtu TIA kerkoi qe ne ligj te parashikohen denime per ata qe shkelin e ligjin e informimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›