E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia me pak banore

Numri i banoreve te Shqiperise eshte zvogeluar ne krahasim me vitin 2001. Ky eshte rezultati i dale nga rregjistrimi i realizuar ne muajin tetor ndonese behet fjale per te dhena paraprake.
Sipas institutit te Statistikave i cili udhehoqi procesin e regjistrmit apo sic njihet ndryshe Censusi ne Shqiperi jetojne 2.831.741 banore perkundrejt 3.069.275 qe rezultuan nga regjistrimi i dhjete viteve me pare. Behet fjale per nje zvogelim prej afer 7.7 perqind qe sipas Instat mund te jete si shkak i emigracionit te gjere dhe uljes se numrit te lindjeve. Jane afer 237 mije banore me pak por duke mbajtur parasysh edhe faktin e lindjeve pavaresisht se ne renie atehere numri i atyre qe kane braktisur vendin ne kete dhjetevjecar eshte shume me i larte. Per here te pare sipas rezultateve paraprake te censusit numri i popullsise qe jeton ne qytet ka kaluar me mbi 7 perqind ate qe jeton ne fshat. Ne numer thuajse te barabarte nderkohe meshkujt dhe femrat. Ndersa nga regjistrimi i banesave rezulton se ne kete dhjetvjecar numri i banesave eshte rritur me 37 perqind duke shkuar me shume se 1 milion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›