Tadiç kërkon marrëdhënie të reja me Shtetet e Bashkuara
Beograd - Boris Tadiç shprehu gatishmërinë e Serbisë për hapjen e një marrëdhënie të re më Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e presidentit serb erdhi gjatë takimit me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, në Beograd.
"Unë dhe zëvendëspresidenti Biden kemi rënë dakord se kemi një mundësi për vendosjen e një niveli tërësisht të ri të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona", deklaroi presidenti serb Boris Tadiç, gjatë konferencës. Gjithashtu ai shtoi se përmes Biden kishte ftuar presidentin amerikan Barack Obama për një vizitë në Beograd.
Biden është i pari zyrtar amerikan i këtij niveli që viziton Serbinë pas gati 25 vjetësh. Ai nuk gëzon aspak simpatinë e serbëve, pasi njihet si një mbështetës i flaktë i çështjes kosovare, dhe mbështetës i myslimanëve të Bosnjës gjatë luftës në vitet 1992-95.
Ndërsa Perëndimi i konsideron serbët si agresorë në këto konflikte, shumica e serbëve përpiqen të shfaqen si viktima të historisë. "Ne shprehim nderim për viktimat e të gjithë palëve dhe presim që i njëjti respekt të tregohet edhe për viktimat tona", deklaroi Tadiç.