E Shtunë, 31 Tetor 2026

San Marino, Kombëtarja U19 pëson 5 gola

SAN MARINO- Ekipet e moshave kanë treguar sërish se mbeten nga më të dobtit në futbollin shqiptar. Një gjë e tillë u pa edhe dje, në sfidën që përfaqësuesen italiane që u zhvillua në stadiumin "Serravalle" të San Marinos. Kuqezinjtë 19 vjeçarë kanë pësuar 5 gola, duke treguar një nivel tejet të dobët. Pavarësisht rezultatit pozitiv në miqësoren me Qipron, ndeshja e djeshme konfirmoi se puna e bërë me skuadrat e moshave mbetet ende në nivele mediokre, ndërsa lojtarët dukej se kishin shkuar në Itali për turizëm. Sulmi i parë i Shqipërisë është regjistruar në minutën e 35-të, ndërsa goli i tretë u shënua pasi D'Alesandro shmangu gjithë mbrojtjen shqiptare dhe mposhti portierin Rexhepi.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›