Itali, 12 të arrestuar për trafik droge, mes tyre shqiptarë
TRENTO-Policia italiane ka shkaterruar nje tjeter bande nderkombetare e trafikut te droges, anetare te se ciles jane edhe shqiptare. Guardia di Financia e Trentos ka arrestuar 12 persona mes te cileve shqiptare, sllovene kroate, gjermane dhe italiane. Per kapjen e kesaj bande u deshen tre vite hetime nga autoritetet e Trentos. Gjate ketij operacioni u sekuestruan 44 kg droge kokaine dhe heroine, me nje vlere rreth 4.5 milione euro. Nderkohe 11 persona jane ne kerkim, te cilet jane anetare te kesaj bande. Kjo bande furnizonte me droge rajonet ne veri te Italise dhe rajonet qendrore. Nderkohe droga qarkullonte nga Shqiperia, Maqedonia, Turqia, Gjermania, Holanda dhe Republika Ceke.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)