Pr/buxheti 2010, Bode: 600 mln USD më shumë se 2009
TIRANE- Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot paradite për të diskutuar mbi projektbuxhetin e vitit 2010. Pr/buxheti, është prezantuar nga ministri i Financave. Ridvan Bode tha se pr/buxheti për vitin 2010 është 600 milionë dollarë më shumë në krahasim me vitin që po lëmë pas.
“Janë rritur të ardhurat fiskale. Përparësi do të kenë investimet publike, ndërsa nuk do të ketë rritje të taksave” deklaroi Bode, duke theksuar se pr/buxheti i 2010 është tërësisht realist.
Në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se buxheti ishte sfidë e madhe dhe ripërsëriti apelin ndaj opozitës për të zënë vendet në Parlament për të dhënë kontributin e tyre në realizimin e reformave.
Pas mbledhjes Topalli sqaroi në lidhje me takimin e zhvilluar dje me ambasadorin amerikan John Withers dhe ambasadorët e Trojkës Europiane. Sipas Topallit takimi është bërë me kërkesë të saj dhe se në temë të diskutimit ka qenë reforma në drejtësi.
“Opozita të kontribuojë për reformat. Zgjidhja duhet të vijë nga dialogu dhe kompromisi- Tha Topalli
(s.g/BalkanWeb)